Agjencia e Menaxhimit Emergjent merr pjesë në punëtorinë rajonale për zjarret fushore

Agjencia e Menaxhimit Emergjent merr pjesë në punëtorinë rajonale për zjarret fushore

Krijuar në datën 05/01/2026


Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME/MPB), me ftesë të DG ECHO dhe e lehtësuar nga TAIEX, mori pjesë në punëtorinë rajonale dyditore për reagimin ndaj zjarreve fushore në Ballkanin Perëndimor e mbajtur në Tiranë.

E përfaqësuar nga Drejtori i Departamentit Operativ z. Ismet Krasniqi, Zyrtarit të Trajnimeve dhe Ushtrimeve z. Bekim Sadiku dhe Udhëheqësit të Divizionit z. Nehat Koçinaj.

Për dy ditët e punëtorisë u diskutuan përvojat nga viti 2025, bashkëpunimi ndërkufitar dhe procedurat për ndihmë reciproke në raste emergjente. Po ashtu, u theksua rëndësia e koordinimit përmes sistemit CECIS të ERCC, si dhe nevoja për funksionim 24/7 të Qendrave Operative Kombëtare në relacion me Qendrën e Reagimit dhe Koordinimit të Emergjencave në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Evropiane ( ERCC).

Në prag të sezonit veror, me parashikime për temperatura të larta dhe mungesë reshjesh, u theksua domosdoshmëria e rritjes së gatishmërisë institucionale dhe vetëdijes publike për parandalimin dhe reagimin ndaj zjarreve, duke potencuar aktivizimin nga familja deri te institucionet Kombëtare.